int(1) Nokia – pa tela është më bukur - Telegrafi - Telegrafi Nokia – pa tela është më bukur - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Nokia – pa tela është më bukur

Nokia – pa tela është më bukur

Sipas fjalëve të shefit të dizajnit në Nokia, kompania po punon në zhvillimin e pajisjeve Windows Phone me NFC, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e mbushjes së baterisë pa tela. Marko Ahtisaari është shefi për dizajn në Nokia nga viti 2009, e nën udhëheqjen e tij janë zhvilluar modelet N9, dhe Lumia 800 dhe Lumia 900.

Në intervistën dhënë për Guardian, Ahtisaari tha se planifikojnë të vazhdojnë në drejtimin minimalist, e një nga qëllimet është mënjanimi i çfarëdo pjesëve të lëvizshme nga celulari. Gjithashtu, një nga mundësitë është edhe oferta e pajisjeve pa kurrfarë konektorëve, kështu që Nokiat e ardhshme pritet të kenë edhe mbushjen pa tela.

Për sa i përket NFC-së, duhet pritur që Microsoft të ofroj përkrahjen për këtë teknologji. Nga kompania edhe më herët kanë publikuar se përkrahja do të arrij më së voni kah fundi i vitit. Modeli N9 i Nokia, që ka sistemin operativ MeeGo, tashmë ka përkrahjen për NFC. /Telegrafi/