LAJMI I FUNDIT:

LG Optimus L3 E400, një model i lirë Android

LG Optimus L3 E400, një model i lirë Android

Me sa duket, LG është duke përgatitur një model të ri të telefonit të mençur Android, i cili do t’i dedikohet segmentit ekonomik të tregut, pasi që çmimi i tij do të jetë më i lirë sesa modelet tjera të kompanisë.

LG Optimus L3 E400 do të vijë në treg me ekran të ndjeshëm në prekje QVGA me diagonale prej 3.2 inç, Android 3.2 Gingerbread, Wi-Fi, GPS, si dhe portin 3.5 mm për dëgjuese.

Për më shumë, LG Optimus L3 E400 posedon edhe kamerën me 3 mega-piksel, kartelën mikro SD, e cila mund të rris kapacitetin deri në 32GB, ndërsa çmimi i këtij modeli pritet të jetë rreth 145 euro. / Telegrafi /