LAJMI I FUNDIT:

Androidët me diamante nga Huawei

Androidët me diamante nga Huawei

Kohë pas kohe në treg paraqitet ndonjë smartphone (OK, zakonisht iPhone) i mbuluar nga diamantet, safirët ... dhe “feature” të ngjashëm. Kësaj here, ky nuk është rasti – Huawei po përgatit linjën e smartphonëve Diamond që do të theksohet për nga karakteristikat teknike.

Bëhet fjalë për pajisjet high-end të cilat prodhuesi kinez do ti paraqes në panairin Mobile World Congress i cili do të mbahet në Barcelonë muajin e ardhshëm. Kompania qysh tani ka dërguar ftesat për evenimentin në të cilin do të plasohet “smartphone më i mençur, më i shpejtë dhe me performancat më të larta”. Pajisjet nga linja Diamond, sipas paralajmërimeve, në shitje në tregun evropian do të paraqiten qysh kah fundi i muajit mars.

Detajet rreth modeleve ende nuk janë publikuar, por besohet se ekzemplari më i avancuar do të jetë i bazuar në modelin P1 S të paraqitur në CES. Bëhet fjalë për një smartphone mbresëlënës me procesorin prej 1.5-gigaherc, me ekranin Super AMOLED 4.3-inçësh i cili ndodhet prapa xhamit Gorilla, dhe me kamerën e cila merr fotografitë në rezolucionin prej tetë megapiksel me përdorimin e senzorit back-illuminated. /Telegrafi/