LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton modelin Star dhe Star Duos

Samsung prezanton modelin Star dhe Star Duos

Samsung ka shtuar edhe dy modele të reja të telefonave të mençur mobil, të cilët i ka vënë në një seri të re, pasi që të njëjtit janë emërtohen Samsung Star 3 dhe Star 3 Duos.

Këto modele të reja të telefonave do të jenë në dispozicion në tregun rus fillimisht, ndërsa më pas do të shpërndahen edhe në vende tjera të Evropës.

Samsung Star 3 dhe Star 3 Duos posedojnë specifika të njëjta, por dallimi i vetëm është se modeli me prapashtesën Duos ofron mundësinë e integrimit të dy kartelave në telefon.

Modelet e reja të telefonave të Samsung përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me 3 inç QVGA TFT LCD, kamerën me 3.2 mega-piksel, dhe ndërfaqen TouchWiz Lite. / Telegrafi /