LAJMI I FUNDIT:

Q4, Motorola shet 5.3 milionë telefona të mençur

Q4, Motorola shet 5.3 milionë telefona të mençur

Së fundmi, Motorola ka publikuar rezultatet e saj preliminare për tremujorin e katërt të vitit 2011.

Në të thuhet se kompania amerikane ka arritur të shesë më shumë se 10.5 milionë pajisje mobile në këtë periudhë të vitit, ndërsa këto shifra të shitjes kanë bërë që Motorola të grumbullojë më shumë se 3.4 miliardë dollarë të hyra.

Nga gjithsejt sasia e shitur e telefonave, 5.3 milionë prej tyre kanë qenë telefona të mençur, mirëpo të dhënat ende llogariten si preliminare pasi që raporti final do të publikohet më 26 janar 2012.

Edhe pse Google e ka blerë Motorola’n gjatë muajit gusht për 12.5 miliardë dollarë, aksionarët e kanë aprovuar këtë blerje vetëm pas dy javëve të para të muajit nëntor 2011. / Telegrafi /