LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Ace Plus

Galaxy Ace Plus

Samsung publikoi informatat për variantin e ri të smartphoneit Galaxy Ace. Me shtesën Plus në titull, smartphone do të jetë pasues i Ace-it origjinal.

Pajisa i dedikohet shfrytëzuesve me kërkesa më të vogla, e sjell procesorin prej një gigaherci me një bërthamë, dhe ekranin me diagonale prej 3.65 inç dhe rezolucion prej 320 x 480 piksel. Kamera e pasme ka rezolucionin prej pesë megapiksel dhe LED blicin, janë përdorur 3 GB memorie interne, dhe slloti për kartelat e memories microSD me kapacitetin maksimal prej 32 GB. Celulari shitet me baterinë prej 1,300 mAh, Android 2.3 Gingerbread dhe me ndërfaqen TouchWiz.

Shitja në Rusi nis deri në fund të muajit, e së shpejti shitja do të filloj edhe në mbarë botën. /Telegrafi/