LAJMI I FUNDIT:

WP7 – së shpejti i sigurt nga mesazhet malinje

WP7 – së shpejti i sigurt nga mesazhet malinje

Microsoft sipas pohimeve ka të gatshëm korrigjimin e lëshimit në aplikacionin për mesazhe në Windows Phone 7. Lëshimi mundësonte që përmes një mesazhi me përmbajtje malinje të resetohet pajisja, dhe që në tërësi të paaftësohet aplikacioni (ose, nëse doni – hubi) i mesazheve në SO.

Njeriu që ka zbuluar bug-un, Khaled Salameh, në profilin e vet në Twitter publikoi se ishte kontaktuar nga Microsofti, dhe se kanë konfirmuar se kanë gjetur burimin e problemit. Korrigjimi momentalisht është në testim, dhe sipas pritjeve, së shpejti do pritet të paraqitet mbindërtimi i SO-së që do të sjell korrigjimin e problemit.

Duke pasur parasysh se përmbajtja malinje e mesazhit që duhet dërguar në pajisjen me Windows Phone 7 nuk është e ditur për publikun, shfrytëzuesit e SO mobil të Microsoftit për sa i përket kësaj çështje janë të sigurt, mendojmë … /Telegrafi/