LAJMI I FUNDIT:

SHBA, prezantohet Nokia Lumia 710

SHBA, prezantohet Nokia Lumia 710

Nokia Lumia 710 është telefoni i parë i mençur në Windows Phone, i cili është lansuar në SHBA, ndërsa i njëjti pritet të dal së shpejti në shitje pasi që tashmë është postuar në uebfaqen zyrtare të T-Mobile US.

Edhe pse T-Mobile nuk është listuar me një datë të saktë në uebfaqe, Nokia Lumia 710 paraqitet me një premtim se do të lansohet së shpejti, ndërsa operatori mobil amerikan do të aplikojë një rabat prej 50 dollarësh për të gjithë ata që nënshkruajnë dy-vjeçare me të.

Vlen të thuhet se T-Mobile Nokia Lumia 800 posedon ekran WVGA të ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, rezolucion 800 x 480 piksel, memorie të integruar me 8GB hapësirë, procesor 1.4GHz, si dhe Windows Phone 7.5 Mango.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe 512MB RAM, kamerën e pasme me 5MP me LED ndriçues, e cila mund të incizojë në 720p, baterinë me 1300mAh, si dhe lidhjet për Bluetooth 2.1, A-GPS, 802.11 b/g/n WiFi dhe mikro USB port. / Telegrafi /