LAJMI I FUNDIT:

Kohëzgjatja më e gjatë e baterisë për Lumia 800

Kohëzgjatja më e gjatë e baterisë për Lumia 800

Numër jo i vogël i blerësve të smartphoneit të parë të Nokias me Windows Phone 7 është ankuar në kohëzgjatjen e shkurtë të baterisë së celularit. Sipas shumë prej tyre, bateria në Lumia 800 mezi mjafton për një ditë punë, për disa edhe më pak.

Rreth kësaj çështje u deklarua edhe prodhuesi finlandez. Sipas fjalëve të tija, shumica e shfrytëzuesve nuk kanë problem me baterinë. Prapëseprapë, kompania do të publikoi dy mbindërtime të softuerit që pritet të përmirësojnë kohëzgjatjen e baterisë. Mbindërtimi i parë do të publikohet gjatë dhjetorit, e i dyti në fillim të janarit, me cilën gjë edhe më tej do të përmirësohet efikasiteti, kohëzgjatja e baterisë dhe mënyra e mbushjes.

Mbindërtimi do të jetë në dispozicion përmes softuerit Zune të Microsoft, kanë thënë në Nokia. /Telegrafi/