LAJMI I FUNDIT:

Facebook me aplikacion unik të fotografive në iPhone?

Facebook me aplikacion unik të fotografive në iPhone?

Më herët gjatë ditës është zbuluar se Facebook është në fazën e saj finale të krijimit të aplikacionit iPhone Facebook Photo Sharing, për të cilën thuhet se është afër lansimit për telefonin e famshëm të kompanisë Apple.

Detajet e aplikacionit të ri iPhone Facebook Photo Sharing tashmë janë zbuluar nga TechCrunch, e cila thotë se ka më shumë se 50MB material të projektit të ri të rrjetit social.

Përkundër faktit se për këtë aplikacion të ri të cilin thuhet se Facebook po e përgatit në treg, ende nuk janë bërë të ditura detajet, tashmë thuhet se i njëjti është mjaft interesant, dhe do të paraqesë risi për përdoruesit.


Mirëpo, në anën tjetër, për të, ende nuk dihen detajet, apo koha e lansimit. / Telegrafi /