LAJMI I FUNDIT:

SoCool prezanton tableti X7 me 3D

SoCool prezanton tableti X7 me 3D

Kompania kineze SoCool do të dalë fuqishëm në treg me një tablet të ri të quajtur X7, që ofron edhe teknologjinë 3D.

Kjo pajisje ka një sistem operimi Android 2.2, me ekran 7-inch me prekje të shumefishtë me rezolucion 800 x 480, 512 MB/RAM, një memorje të integruar 8 GB, portë për kartë mikro SD me kapacitet deri në 32 GB dhe një kamer që regjistron në Full HD. Surpriza e këtij Androidi qëndron në faktin se ai shfaq lojrat në 3D.

Ende nuk ka asnjë çmim për modelin X7 të SoCool që pritet të dalë në fund të muajit në Kinë, për tu shpërndarë më pas edhe në tregun Evropian. /Telegrafi/