LAJMI I FUNDIT:

Tableti ViewBook 730 kushton 250 $

Tableti ViewBook 730 kushton 250 $

Tableti ViewBook 730 i kompnisë ViewSonic, i cili pritet të dalë në shitje në fund të muajit Qershor, do të kushtojë 250 dollarë.

Lajmi është publikuar përmes një komunikate për shtyp të kësaj kompanie. ViewBook 730 është një tablet me sistem operimi Google Android 2.2, ka një ekran 7-inch me prekje, një memorje të integruar 8GB me mundësi rritje përmes kartës së memories duke i shtuar arkivës edhe 32 GB të tjera, dy kamera, WiFi dhe Bluetooth.

Ky Android ka një bateri e cila mban deri në 8 orë punë. ViewBook 730 do të mund ta keni në duart tuaja në fund të Qershorit. /Telegrafi/