LAJMI I FUNDIT:

Toshiba Thrive gjatë muajit në treg?

Toshiba Thrive gjatë muajit në treg?

Kompjuteri më i ri tablet Android nga Toshiba, përkatësisht modeli Toshiba Thrive do të fillojë të shitet në treg gjatë këtij muaji.

Tableti i ri me Android 3.1 Honeycomb, Thrive do të jetë në dispozicion për para-porosi gjatë muajit qershor, ndërsa çmimi i këtij tableti me pakicë do të jetë 439 dollarë.

Toshiba Thrive posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion prej 1280 x 800 piksel, si dhe procesor dual core 1GHz NVIDIA Tegra 2.

Karakteristikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe portin për USB si dhe mikro SD kartelën. / Telegrafi /