LAJMI I FUNDIT:

ZiiLABS prezanton dy tabletë JAGUAR

ZiiLABS prezanton dy tabletë JAGUAR

Kompania ZiiLABS ka prezantuar dy tabletë të rinj të familjes JAGUAR, modele këto që i përkasin Androidëve me sistem operimi 3.x Honycomb.

Tabletet JAGUAR të prezantuar janë modeli me ekran 7-inch me rezolucion 1024 x 600 dhe 10-inch me rezolucion 1280 x 800, me procesor opsional dual ose quad core ARM Cortex-A9, një memorje të integruar deri në 64 GB, një kamer në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një tjetër në pjesën ballore të tij, internet 4G, WiFi dhe Bluetooth.

Çmimet për të dy prototipët JAGUAR do të bëhen publik gjatë qëndrës tregtare Computex, që do të mbahet javën e ardhshme në Tajvan. /Telegrafi/