LAJMI I FUNDIT:

Nokia Oro, telefon Premium për 800 euro

Nokia Oro, telefon Premium për 800 euro

Nokia ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave të quajtur Nokia Oro, të cilën ata e kanë përcaktuar si kualitet “Premium”.

Ky model vjen i mbështjell me 18 karat ari, kristal safir dhe lëkurë të kualitetit të lartë.

Modeli i ri i Nokia Oro mbështetet në sistemin operativ Symbian, ndërsa karakterizohet me pesë breza të radio-lidhjes, HSDPA 3G dhe WiFi, ekran AMOLED me 3.5 inç, si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë në 720p.


Në tre-mujorin e tretë të vitit, Nokia Oro do të fillojë të shitet në Evropë, Kinë dhe Lindjen e Mesme, dhe çmimi i tij do të jetë 800 euro, ose afër 1,120 dollarë amerikan. / Telegrafi /