LAJMI I FUNDIT:

Celularët Nokia me Windows Mango

Celularët Nokia me Windows Mango

Rezultatin e bashkëpunimit mes dy ndër kompanive më të mëdha, Microsoft-it dhe Nokias, që ishte paralajmëruar që në shkurt, do t’a shohim në fund të këtij viti me një modle të ri të Nokias: Sistemin Windows Mango.

Lajmi është njoftuar nga zyrtarë të Microsoft, përmes një komunikate për shtyp në të cilën thuhet: “Sot Microsofti ka njoftuar lançimin e sistemit të ri të operimit Windows phone 7. Ky system do të përdoret në modelët e parë të Nokias, dhe besojmë që do të ketë interes maksimal.”

Ndërkohë një lajm i tillë është konfrimuar edhe nga drejtori ekzekutiv për celularët e mençur i Nokias, Jo Harlow, i cili konfirmoi se ky prototip do të dalë në fund të 2011-ës, por pa dhënë detaje të tjera sa i përket çmimit të kësaj pajisje. /Telegrafi/