LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab 8.9 kushton 606 euro?

Samsung Galaxy Tab 8.9 kushton 606 euro?

Samsung Galaxy Tab 8.9 vjen edhe në Evropë, përkatësisht në Amazon Germany.

Modeli i tabletit Samsung Galaxy Tab 8.9 ishte lansuar gjatë muajit mars të këtij viti, ndërsa tani duket se i njëjti është vënë në dispozicion për para-porosi në Amazon Germany për një çmim prej 606.50 euro.

Edhe pse ende nuk janë dhënë detaje të sakta lidhur me datën e dërgesës së këtij modeli, ky mbetet çmimi i Samsung Galaxy Tab 8.9 me 16GB, ndërsa i njëjti vjen me Android 3.0 Honeycomb, si dhe specifikat tjera për të cilat kemi dëgjuar dhe i kemi përmendur më herët.

Për të gjithë atë që kanë harruar karakteristikat e këtij modeli, vlen të thuhet se Galaxy Tab 8.9 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 8.9 inç, 1280 x 800 piksel, procesorin dual core 1GHz, kamerën e pasme me 3 mega-piksel, si dhe atë të përparme me 2 mega-piksel. / Telegrafi /