LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4 me 64GB?

iPhone 4 me 64GB?

Kohëve të fundit janë publikuar disa raporte të cilat thonë se Apple është duke e përgatitur versionin e iPhone 4 me 64 GB memorie të brendshme.

Më herët gjatë këtij viti, mediat e ndryshme botërore patën shfaqur disa fotografi të këtij modeli, mirëpo për të njëjtin nuk është folur më, të paktën jo deri para kësaj jave.

Tani, thuhet se iPhone 4 do të jetë në dispozicion edhe në 64GB hapësirë.

Sipas This Is My Next, thuhet se një memo e brendshme e kompanisë Verizon shfaq edhe modelin e ri të iPhone 4, me 64GB.


Edhe pse tani iPhone 4 nuk është më në qendër të vëmendjes, pasi që pritet lansimi i iPhone 5 ose iPhone 4S, një gjë e tillë mund të ndodh, sepse Apple me çdo kusht synon që ta ruajë pozitën e saj shumë konkurruese në treg. / Telegrafi /