LAJMI I FUNDIT:

Samsung me tablet të ri, me rezolucion maksimal

Samsung me tablet të ri, me rezolucion maksimal

Samsung ka paralajmëruar edhe një prototip të ri të kompjuterit tablet me 10.1 inç diagonale të ekranit.

Tableti më i ri i Samsung posedon rezolucion më të madh deri më tani, me rezolucion masiv – 2560 x 1600 WQXGA.

Modeli i ri i tabletit prototip të Samsung përdor ndërfaqen PenTile RGBW, si dhe 300dpi rezolucion.

Kjo mund të jetë e ardhmja e ekranit të tabletëve, dhe një të tillë pritet se do ta ketë edhe versioni i ri i tabletit të Apple, iPad 3.


“Për të zhvilluar tablet me formën dhe funksionin të cilin e kërkon konsumatori, ne duhet ta bëjmë atë me rezolucionin më të madh të mundshëm, dhe të njëjtin ta bëjmë me një çmim të përballueshëm për tregun” ka thënë Joel Pollack, zëvendës president i Nouvoyance, e cila është kompani simotër e Samsung. / Telegrafi /