LAJMI I FUNDIT:

Fujitsu me tablet të ri në qershor

Fujitsu me tablet të ri në qershor

Fujitsu ka njoftuar se në Qershor të këtij viti do të lançojë në Japoni tabletin e tij më të ri.

Bëhet fjalë për “Fujitsu TH40D”, një Android me një ekran 10-inch me prekje dhe me tastjerë të montueshme.

Ky prototip ka një procesor 1.5 GHz Intel Oak Trail Atom Z670, 2 GB/RAM, një memorie të integruar 120 GB, Bluetooth 3.0 dhe WiFi.

Modeli “Fujitsu TH40D ka një trashësi 17 mm dhe peshon 1.1 kg. Ende nuk ka patur asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij tableti që dtë dalë në treg në Qershor. / Telegrafi /