LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet “celulari fletë”

Prezantohet “celulari fletë”

Krijohet celulari i parë i mençur fletë. Ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar letrën e parë elektronike që kryen rolin e celularit.

Por pavarësisht se mund të duket e çuditshme, “Celulari fletë” mund të kryejë të gjitha funksionet e një telefoni të mençur, si përshembull të bëjë një telefonatë, të dërgojë mesazhe, të luajë muzikë apo të kryejë edhe rolin e një libri elektronik.

“Çdo gjë do të jetë e tillë brenda pesë viteve të ardhshme”, – ka thënë krijuesi i këtij telefoni fletë Dr. Roel Vertegall. Shumë pak të dhëna janë publikuar për këtë prototip, i cili do të prezantohet më 10 Maj, në Qëndrën e Shkencave Kompiuterike në Vankuver./Telegrafi/