LAJMI I FUNDIT:

Samsung Droid Charge më 3 maj?

Samsung Droid Charge më 3 maj?

Më herët ishte thënë se Samsung do ta ketë edhe një telefon të avancuar në Android.

Më saktë bëhet fjalë për modelin Samsung Droid Charge, lansimi i të cili ishte pritur të bëhet nga kompania amerikane Verizon.

Telefoni do të jetë i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç dhe teknologjinë Super Amoled, e cila tashmë përdoret në modelin ekzistues Galaxy SII.

Tani, thuhet se ky model do të mund të paraqitet në treg gjatë javës së ardhshme.


Sipas Android Central, sasia e parë e këtij modeli do të shpërndahet të hënën, mirëpo urdhëri është që i njëjti "të mos shitet", para datës 3 maj.

Më vonë është kuptuar se arsyeja kryesore se pse ky telefon është shtyrë për këtë datë, janë përmirësimet e operatorit amerikan në rrjetin 4G, funksionalitet të cilin e ofron ky model i ri i Samsung. / Telegrafi /