LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry Bold me ekran të ndjeshëm në prekje?

BlackBerry Bold me ekran të ndjeshëm në prekje?

Ndoshta keni pasur mundësinë edhe të dëgjoni apo të shihni ndonjë imazh të telefonit të ri BlackBerry, ndërsa debutimi i këtij modeli të ri, përkatësisht BlackBerry Bold Touch pritet të ndodhë në ngjarjen e njohur si BlackBerry World, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme.

Edhe pse kjo gjë nuk është zyrtarizuar përfundimisht, kompania Research In Motion tashmë ka publikuar një seri të fotografive të këtij telefoni, i cili gjithsesi se posedon ekranin e ndjeshëm në prekje, siç edhe e propozon emri i këtij telefoni.

Për më shumë, mësohet se modeli i ri i telefonit BlackBerry mbështetet në versionin e ri të sistemit të saj operativ BlackBerry 7, ndërsa RIM e ka quajtur këtë hap "një lëvizje të guximshme".

Gjithsesi, se imazhet e reja të këtij telefoni do t’i prezantojmë në ditët në vijim, ndërsa në rastin e parë që RIM t’i publikojë edhe specifikat tjera të këtij telefoni, ne do t’i bëjmë publike edhe ato, në mënyrë që lexuesit tanë të arrijnë të bëjnë një vlerësim të këtij modeli me ato që prodhojnë kompanitë rivale. / Telegrafi /