LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: iPhone 4 i bardhë vjen nesër

Zyrtare: iPhone 4 i bardhë vjen nesër

Apple më në fund është deklaruar për versionin e bardhë të iPhone 4. Kompania amerikane tani ka thënë se telefoni i saj i bardhë, i cili është vonuar tej mase, prej nesër do të jetë në dispozicion në dyqanet e saj në të gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 4 i bardhë do të arrijë tek operatorët e mëdhenj si AT&T dhe Verizon, dhe mban një kosto prej 199 dollarësh, me kontratë, për modelin 16GB, apo 299 për atë me 32GB.

Modeli i iPhone 4 të bardhë do të jetë gjithashtu në dispozicion në Austri, Australi, Belgjikë, Kanada, Knë, Çeki, Danimarkë, Angli, Francë, Gjermani, Hong Kong, Irlandë, Itali, Japoni, Luksemburg, Makau, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Singapor, Kore e Jugut, Spanjë, Zvicërr, Suedi, Taivan, dhe Tailandë.

Përmes një komunikate, zëvendës presidenti i Apple ka sqaruar, duke thënë “iPhone 4 i bardhë përfundimisht ka arritur, dhe është shumë i bukur. Ne vlerësojmë të gjithë ata që kanë pritur, ndërsa ne kemi punuar që çdo detaj të jetë në vendin e vet”. / Telegrafi /