LAJMI I FUNDIT:

iPhone i mbështjell me Steve Jobs

iPhone i mbështjell me Steve Jobs

Deri më sot, ne kemi pasur rastin të shohim mbështjellës të ndryshëm për telefonin e Apple, përkatësisht modelin iPhone 4, mirëpo tani do ta keni rastin ta shihni një tjetër që është më special, dhe më ndryshe se të tjerët.

Nëse jeni adhurues i produkteve të Apple, dhe e respektoni drejtorin e saj ekzekutiv i cili gjithnjë i prezanton produktet unike të kësaj kompanie, atëherë ju keni mundësinë ta mbështillni telefonin tuaj me figurën e Steve Jobs.

Versioni i karbonizuar i Steve Jobs, i cili vjen në formën e mbështjellësit për iPhone 4, përveç që jep një pamje interesante, e luan të njëjtin rol mbrojtës për telefonin tuaj të Apple.

Çmimi i mbështjellësit të karbonizuar me Steve Jobs kushton jo më pak se 35 dollarë, ndërsa i njëjti kombinon dashurinë për Apple dhe iPhone, si dhe materialin mbrojtës i cili e ruan secilin model të iPhone 4. / Telegrafi /