LAJMI I FUNDIT:

Laptopi me videoprojektor të instaluar

Laptopi me videoprojektor të instaluar

Duke parë kërkesat e larta për videoprojektor në tregun japonez, kompania “Fujitsu” ka prezantuar laptopine tij më të ri “Lifebook S761/C” me videoprojektor të integruar.

Ky model që ka një ekran LCD 13.3 inch, projekton një figurë me cilësi të larë me një rezolucion 1366 x 768 përmes pajisjes që e ka të instaluar në anën e djathtë të laptopit.

Por surpriza e “Fujitsu” nuk përfundon këtu. Ky laptop ka një memorje të integruar 160 GB, Intel Core i5-2520M CPU, 1GB/RAM dhe Windows 7 Professional. Prototipi “Lifebook S761/C” do të hidhet në tregun japonez në Maj të këtij viti dhe do të kushtojë 2,690 $. /Telegrafi/