LAJMI I FUNDIT:

“Syze” në celularin tuaj?

“Syze” në celularin tuaj?

Të gjitha ata që kanë vështriësi në lexim, por që janë të pajisur me një iPhone, mund të lexojnë tekste edhe pa nevojën e syzeve.

Inxhinjerët e “Net Soft” kanë prodhuar programin “EyeReader” që ndihmon lexuesit të zmadhojnë tekstet e tyre. Ky program i cili mund të shkarkohet nga interneti duke paguar vetëm 1.99 $, shfrytëzon teknologjinë e full 3.5inch widescreen, për të zmadhuar pesë herë tekstin, duke e larguar ose afruar atë. “Të gjithë ata që kanë probleme me sytë, mund ta përdorin këtë program për të plotësuar nevojat e tyre”, – tha një prej projektuesve të këtij programi. “EyeReader” po përshtatet edhe për iPad. /Telegrafi/