LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4 i bardhë në fund të prillit?

iPhone 4 i bardhë në fund të prillit?

Informacioni i fundit që kemi dëgjuar për Apple është se iPhone 4 me ngjyrë të bardhë do të jetë i gatshëm në pranverë.

Në anën tjetër, para disa javëve Apple e ka hequr fotografinë e modelit iPhone 4 me ngjyrë të bardhë nga faqja e saj zyrtare, që bën të besohet se ne nuk do të shohim një model të iPhone 4 të bardhë së shpejti.

Tani, Bloomberg raporton se iPhone 4 i bardhë do të lansohet në fund të muajit prill, dhe se i njëjti do të jetë në dispozicion tek të dy operatorët mobil amerikan, Verizon dhe AT&T.

Mirëpo, nuk dihet se sa mund t’i besohet një burimi të tillë, sepse edhe në të kaluarën jo fort të largët ishte thënë se Apple do të lansonte iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, ndërsa një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.


Megjithatë, ja vlen të pritet, dhe të shihet nëse modeli i ri i iPhone do të ketë ndonjë risi tjetër, përveç ngjyrës. / Telegrafi /