LAJMI I FUNDIT:

Linjë e re e laptopëve nga Lenovo

Linjë e re e laptopëve nga Lenovo

Lenovo ka freskuar linjën e vet të laptopëve ‘krejt në një’ për vitin 2011 me gjeneratën e dytë të procesorëve Core 32nm.

Laptopët e ri të kësaj kompanie të dedikuar për punë përmbajnë platformën mobile të Intel, Huron River, duke përfshirë edhe kalibrin e ri të procesorëve të cilët avancojnë shpejtësinë e kompjuterit dhe kohëzgjatjen e mbajtjes së baterisë.

Procesorët e rinj janë të pranishëm në modelet e laptopëve Lenovo, të cilët u takojnë serive Z, G, T, L dhe M, si edhe serisë A të modeleve ‘krejt në një’.

Kështu, p.sh. laptopi Z570 karakterizohet me shtëpizë të hollë, HD ekran me ndriçim në prapavijë LED, kapacitet të diskut prej 640 GB, tastierë të tipit Acc dhe sistem operativ Windows 7. /Telegrafi/