LAJMI I FUNDIT:

Edhe një tableti i ri Android

Edhe një tableti i ri Android

Kompania Ainol së fundmi ka publikuar disa fotografi dhe detaje të tabletit të saj të ri Android 3.0 Honeycomb, ndërsa edhe pse nuk dihen të gjitha detajet e këtij tableti, megjithatë merren vesh disa prej specifikave kryesore që i njëjti posedon.

Tableti i ri Honeycomb i Ainol posedon ekranin IPS të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 1280 x 80 pikselëve, procesorin Cortex A9, si dhe kamerën frontale për video-komunikim.

Specifikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe portin për HDMI dhe mikroSD kartelë, mbajtësen vertikale, si dhe butonat anësorë për kontrollimin e veprimeve të ndryshme në tablet.

Mirëpo, ende nuk dihet koha kur Ainol do ta lansojë tabletin e saj me Android 3.0 Honeycomb, ndërsa gjithashtu ende nuk dihet se sa do të kushtojë. / Telegrafi /