LAJMI I FUNDIT:

Microsoft freskon aplikacionin e saj për Bing

Microsoft freskon aplikacionin e saj për Bing

Microsoft së fundmi e ka azhurnuar aplikacionin e motorit të kërkimit Bing i cili dedikohet për telefonat e mençur mobil.

Aplikacioni më i ri i Bing sjell një spektër të gjerë të funksioneve të reja të cilat përfshijnë kërkim më të shpejtë të fotografive në kuadër të këtij motori kërkimi, si dhe tranzicionin në kohë reale për rezultatet e ndryshme të kërkimit.

Për më tepër, versioni më i ri i aplikacionit të Bing përdor edhe HTML 5, ndërsa i njëjti është dizajnuar të sjell më shumë funksione tek shfletuesit e ndryshëm mobil, duke përfshirë platformat si Android dhe iOS.

Ndërsa, për Windows Phone 7, Microsoft thotë se përdoruesit e këtyre telefonave mobil duhet të presin edhe për një kohë, për ta marrë versionin e freskuar të aplikacionit të Bing. / Telegrafi /