LAJMI I FUNDIT:

HTC me telefon 3D dhe tablet 4G

HTC me telefon 3D dhe tablet 4G

Dy pajisje të reja mobile të HTC’së janë shfaqur në faqen zyrtare të operatorit mobil amerikan Sprint. Bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit HTC EVO 3D si dhe kompjuterin e ri tablet HTC EVO View 4G.

Sipas asaj që është thënë, HTC EVO 3D do ta ketë ekranin qHD 3D të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, me rezolucion prej 960 x 450 pikselëve, ndërsa në këtë model përfshihet edhe versioni 1GB RAM, apo tjetri me 4GB RAM.

Karakteristikat tjera të HTC EVO 3D përfshijnë edhe procesorin dy-bërthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon, kamerën e pasme me pesëmega-piksel, si dhe atë frontale me 1.3 mega-piksel, e cila u mundëson përdoruesve edhe video-komunikimin.


Ndërsa, HTC EVO View 4G Tablet vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 1024 x 600, kamerën e pasme me 5 mega-piksel, dhe atë përpara me 1.3 mega-piksel.

Tableti i ri i HTC’së mbështetet në sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /