LAJMI I FUNDIT:

Microsoft ka nevojë për PC tableta

Microsoft ka nevojë për PC tableta

Shumë kompani kanë gjetur mënyra të shumta për të përfituar nga prodhimi i telefonave të mençur apo kompjuterëve tableta, mirëpo kjo siç duket nuk po i shkon për dore Microsoftit.

Microsoft ka filluar vonë veprimin në këtë fushë dhe nuk po ka sukses sikurse konkurrentët, ashtu që ka pjesëmarrje shumë të vogël në këtë treg.

Ndërkaq, kur bëhet fjalë për “kompjuterët mobilë”, kompania që vërtet përfiton është Apple, ndërsa Microsoft duhet ta ndjekë shembullin e saj për të siguruar përfitime të mëdha. /Telegrafi/