LAJMI I FUNDIT:

Shndërrojeni iPhone-in në mikroskop

Shndërrojeni iPhone-in në mikroskop

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për ta shndërruar iPhon-in në mikroskop për vetëm shtatë euro.

Me ndihmën e një trake ngjitëse, gomës elastike dhe disa sferave të xhamit, ata kanë arritur të krijojnë një pajisje për zmadhim, me ndihmën e të cilës mund të shihen madje edhe qelizat e kuqe te gjakut.

Ekipi i shkencëtarëve ka ndërtuar edhe një mikroskop, i cili i mat frekuencat e ndryshme të dritës duke shfrytëzuar komponentë të lirë.

Krahas asaj që paraqet një inovacion, shkencëtarët thonë se një pajisje e tillë mund t’u hyjë në punë njerëzve për të fotografuar vendet e infektuara në trup dhe fotografinë t’ia dërgojnë mjekut, i cili do të mund ta caktojë diagnozën nga largësia.


Mikroskopët laboratorikë në përgjithësi kushtojnë me mijëra euro dhe vështirë lëvizen nga vendi ku vendosen. Ndërkaq, mikroskopi në iPhone është më kompakti dhe më i liri në histori. /Telegrafi/