LAJMI I FUNDIT:

HP TouchPad në qershor

HP TouchPad në qershor

Sipas fjalëve të drejtorit të HP-së, Lea Apotheker, TouchPad-ët e parë mund të priten të dalin në treg në qershor të këtij viti, ndërsa nga kjo periudhë do të shfaqen valë teknologjike si mbështetje për platformën webOS.

Do të ekzistojë edhe beta versioni i webOS, i cili do të funksionojë brenda shfletuesit në PC deri në fund të vitit. Ndërkohë, Apotheker tha në ‘HP Summit 2011’ se teknologjinë e njëjtë do ta vendosin edhe në laptopë, kompjuterë, në TouchPad, në telefona të mençur, “ashtu që kjo do të jetë një platformë shumë masive dhe e gjerë”.

Megjithatë, webOS nuk do të jetë pjesë e sistemit ‘dual-boot’ ashtu siç pritej, por do të realizohet brenda Windows-it dhe shfletuesit në të, ndërsa ajo që mbetet e paqartë është pse quhet OS.

HP njëherit ka njoftuar se planifikon që tabletat e veta t’i shpërndajë në versionet vetëm me Windows ose me Windows dhe webOS, ndërsa në të ardhmen ekziston mundësia që të braktiset Windows-i. /Telegrafi/