LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e iPad 2

Fillon shitja e iPad 2

Të premten pasdite, sipas orës lokale amerikane, iPad 2 do të jetë në dispozicion të blerësve nëpër dyqanet e Apple në Shtetet e Bashkuara.

Javë më parë u spekulua se Apple nuk do ta ketë të gatshëm produktin e ri deri në maj, ashtu që shitja e tij parashikohej në verën që vjen.


Mirëpo, Apple e demantoi këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje duke nxjerrë iPad 2 në tregun amerikan para datës së pritur, ashtu që sot (e premte) nga ora 5:00 pasdite (sipas orës lokale amerikane), vetëm një javë pasi u prezantua, iPad 2 do të jetë në duart e blerësve të parë në SHBA. /Telegrafi/