LAJMI I FUNDIT:

MB: Telefonat Android shiten më shumë se iPhone

MB: Telefonat Android shiten më shumë se iPhone

Sipas të gjitha gjasave, telefonat që bazohen në sistemin operativ Android do të dominojnë tregun në këtë vitet e ardhshme. Të paktën, kjo po ndodh në tregun britanik, ku Tesco Mobile ka raportuar se ka rritje të shitjeve të telefonave Android, ndërsa e njëjta nuk po ndodh edhe me iPhone’in e Apple.

Sipas Tesco Mobile, para Krishtlindjeve, iPhone shitej shumë më se sa një telefon Android, mirëpo shitjet e telefonave Android kanë filluar të rriten gjatë muajit janar, ndërsa tani Tesco ka shitur numër të njëjtë të iPhone’ve dhe telefonave të ndryshëm që bazohen në sistemin operativ të Google.

Me sa duket, pajisjet e bazuara në Android po bëhen gjithnjë e më të famshme në këtë treg, ndërsa muaji shkurt ka qenë i “kobshëm” për iPhone, sepse rivalët e ndryshëm Android e kanë kaluar atë.

Sipas analizave të Tesco Mobile, trendi i rritjes së shitjeve të telefonave Android ka shenja se do të vazhdojë, ndërsa kjo do ta bëjë kompaninë Google edhe më të fuqishme në këtë treg. Këtë vit, pritet lansimi i shumë telefonave të rinj Android, dhe kjo do të jetë edhe një arsye tjetër për shqetësim për Apple. / Telegrafi /