LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson tablet me 8.9 inç?

Samsung lanson tablet me 8.9 inç?

Gjatë javës së kaluar thuhej se Samsung është duke planifikuar organizimin e një ngjarje speciale, e cila do të mbahej më 22 mars, ndërsa nga ajo që është mësuar deri më tani, në këtë ditë Samsung do ta lansojë tabletin e saj më të ri – Samsung Galaxy Tab me 8.9 inç.

Për ta konfirmuar dyshimin, Samsung tani ka publikuar edhe nj fotografi në të cilën shihen disa detaje të vogla të tabletit të saj më të ri, ndërsa aty është edhe një pyetje, e cila pyet për “jetën tonë me tablet”.

Fatkeqësisht, përveç madhësisë së ekranit, për këtë model ende nuk dihen specifikat e sakta të tabletit Galaxy me 8.9 inç.

Mirëpo, në ditët në vijim pritet që të rrjedhin më shumë detaje rreth këtij tableti, dhe me siguri, Telegrafi.com do të jetë faqja e parë, prej nga mund të njoftoheni për karakteristikat e plota të këtij tableti. / Telegrafi /