LAJMI I FUNDIT:

Androidi udhëheq në SHBA

Androidi udhëheq në SHBA

Sipas të dhënave më të reja të publikuara nga kompania Nielsen, Google, Apple dhe Research In Motion (RIM), janë në luftë për të marrë kryesimin në tregun e telefonave të mençur, ndërsa cili udhëheq varet nga ajo nëse shikohet vetëm sistemi operativ ose vetëm aparatet telefonike.

Sa u përket sistemeve operative, Androidi i Google ka marrë vendin e parë në SHBA me 29%, ndërsa vendin e dytë e ndajnë BlackBerry i RIM dhe iOS i Apple me 27%.

Pjesa tjetër e tregut i takon Windows Mobile dhe Windows Phone 7, të cilët së bashku furnizojnë 10% të tregut, ndërkohë HP me Palm WebOS ka 4% dhe Nokia me Symbian 2% të tregut të telefonave të mençur në SHBA.


Mirëpo kur merren parasysh vetëm aparatet telefonike, Apple dhe RIM edhe më tutje janë dukshëm në përparësi, duke qenë se ata vetë i prodhojnë pajisjet për sistemet e tyre operative.

Nga ana tjetër, pa marrë parasysh se kush udhëheq, kërkesa për telefonat e mençur në SHBA vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të Nielson, 47% e blerësve të ri të telefonave në gjashtë muajt e fundit janë përcaktuar për modelet ‘e mençura’. /Telegrafi/