LAJMI I FUNDIT:

Del në treg Plextor M2S

Del në treg Plextor M2S

Gjatë panairit CeBIT, Plextor ka njoftuar se SSD i tyre M2S ka dalë në tregjet evropiane.

Kapacitetet e disponueshme janë 64, 128 dhe 256 GB, ndërsa ky model, i cili vjen në kutinë 25 inçëshe, i takon gjeneratës së re të SSD-ve.

Është i pajisur me linjën SATA gjashtë gigabitëshe dhe me kontrolluesin Marvel, i cili i mundëson arritjen e shpejtësisë së leximit të të dhënave prej 480 MB/s, gjegjësisht 330 MB/s në modelin më kapacitetiv.


Performancat e leximit/regjistrimit të të dhënave në modelin prej 128 dhe 64 GB janë 420/210 MB/s, gjegjësisht 370/110 MB/s.

SSD shfrytëzon memorien MLC, duke përfshirë mbështetjen për TRIM, ndërsa jepet me garanci trevjeçare.

Çmimet e paraqitura për tregjet evropiane janë nga 170, 300 dhe 590 për kapacitetet respektive 64, 128 dhe 256 GB. /Telegrafi/