LAJMI I FUNDIT:

Në përgatitje Xoom më i vogël

Në përgatitje Xoom më i vogël

Drejtori i Motorolas, Sanjay Jha, në konferencën ‘Media and Telecom’ ka paralajmëruar edhe më shumë ‘tableta’ deri në fund të vitit.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, Jha ka konfirmuar se Motorola tashmë është duke punuar në tabletën shtatë inçëshe, i cili së bashku me disa modele tjera duhet të dalin në treg para fillimit të vitit 2012.

Xoom-i i prezantuar së fundmi ka ekran 10.1 inçësh, ndërsa shefi ekzekutiv i Motorolas thotë se testimet e para kanë rezultuar, megjithatë nuk ka publikuar rezultatet zyrtare të shitjes.


Kjo kompani nga gjysma e vitit do të prodhojë edhe disa ‘telefona të mençur’ Atrix, të cilët do të kenë Linux, sistemin operues Webtop dhe Firefox 4. /Telegrafi/