LAJMI I FUNDIT:

Microsoft lanson tablet me Windows 8?

Microsoft lanson tablet me Windows 8?

Pritjet e publikut kanë qenë që Microsoft të lansojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, Windows 8, diku kah mesi i vitit 2012, ndërsa tani po qarkullojnë disa thashetheme të cilat thonë se ky version i ri do të dal këtë vit.

Për më tepër, thuhet se Microsoft do të lansojë edhe disa kompjuterë të ri tablet të cilët do t’i bazojë pikërisht në Windows 8, dhe se e gjithë kjo do të ndodhë në qershor të këtij viti.

Sipas raporteve të Download Squad thuhet se Microsoft do të mund të lëshojë konceptet fillestare të ndërfaqës së re në Windows 8, të cilën do ta ilustrojë në një model të ri të kompjuterit tablet.

Në anën tjetër, të gjithë e dimë se sistemi operativ Windows 7 nuk është edhe aq miqësor për kompjuterët tablet, mirëpo pritet që pikërisht versioni i ri i këtij sistemi operativ do të bëjë që gjiganti softuerik Microsoft të shndërrohet në një lojtar të rëndësishëm edhe në tregun e tabletëve. / Telegrafi /