LAJMI I FUNDIT:

Aplikacionet e Android në tabletin BlackBerry

Aplikacionet e Android në tabletin BlackBerry

Para një kohe, ne kemi dëgjuar disa thashetheme se tableti i ri i kompanisë RIM, BlackBerry Playbook do të përdor aplikacionet e sistemit operativ Android, ndërsa tani sipas faqes CrackBerry thuhet se një gjë e tillë tashmë është konfirmuar edhe nga kompania Research In Motion.

Një video e bërë gjatë Kongresit Botëror Mobil paraqet njërin prej zyrtarëve të kompanisë RIM, i cili gjithashtu e konfirmon se tableti i tyre i njohur me emrin PlayBook, do të mbështesë aplikacionet e sistemit operativ Android.

Nëse BlackBerry PlayBook do të përfundojë me aplikacionet e Android, kjo gjë mund të jetë një ndryshim pozitiv për kompaninë, por edhe për përdoruesit e këtij tableti të cilët do të kenë zgjidhje më të madhe të aplikacioneve dhe më shumë interaktivitet në tabletin e tyre. / Telegrafi /