LAJMI I FUNDIT:

A-Data CH11, deri në një terabajt

A-Data CH11, deri në një terabajt

Disku i ri 2.5-inçësh nga A-Data vjen në kapacitetin maksimal prej një terabajt me USB 3.0.

Kompania A-Data ka paraqitur diskun e ri 2.5-inçësh në ofertën e vet. Bëhet fjalë për modelin CH11 i cili vjen me tri ngjyra – zi, bardhë dhe rozë. Disku shitet me etiketa për indeksimin e përmbajtjeve të ruajtura.

Me kompjuter lidhet me anë të protokollit USB 3.0, e falë tij arrin shpejtësitë maksimale të bartjes së dhënave deri në 90 MB/s. Kapaciteti maksimal me të cilin vjen është një terabajt.


Në tregun evropian shitet me 50, 79 e 85 euro, varësisht nga kapaciteti – 500 GB, 750 GB i 1 TB. /Telegrafi/