LAJMI I FUNDIT:

Rifreskohet VAIO L

Rifreskohet VAIO L

Kompjuteri all-in-one i Sony vjen me ekran 24-inçësh dhe gjeneratën e fundit të procesorëve të Intel.

Sony Europe ka paraqitur kompjuterin e ri all-in-one në ofertën e vet. Bëhet fjalë për modelin VAIO L i cili vjen me ekranin 24-inçësh të rezolucionit 1.920 x 1.080 piksela, gjersa është i bazuar në platformën Huron River të Intel.

Kompjuteri vjen me procesorin 2-gigahercësh Core i7-2630QM, mund të merren maksimalisht 8 GB RAM, disku prej një terabajt, grafika GeForce GT 540M dhe DVD, respektivisht Blu-ray. Sony ka vendosur për integrimin e Bluetooth 3.0, HD ueb kamerës, dy altoparlantë, dy qasje USB 3.0, si dhe dy dalje HDMI.

Kompjuteri shitet me Windows 7 Home Premium, e në shitje në tregun evropian do të gjendet në fund të marsit. /Telegrafi/