LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen karakteristikat e modelit të ri të MacBook Pro!

Zbulohen karakteristikat e modelit të ri të MacBook Pro!

Uebfaqja gjermane Fscklog ka postuar një dokument me specifikat e reja të laptopit të ri të kompanisë Apple, modelit MacBook Pro, i cili ka ekran me 13 inç.

Duket se modeli i ri MacBook Pro me 13 inç do të përmbajë procesorin dy bërthamësh të Intel Core i5 me 2.3GHz Sandy Bridge, 4GB të 1333MHz DDR3 RAM.

Në këtë model, gjithashtu përfshihet edhe 320GB hard disk, ekrani LED me diagonale prej 13.3 inç, rezolucioni me 1280 x 800 pikselë, si dhe grafika Intel HD 3000 me 384MB DDR3 RAM.


Modeli i ri i MacBook Pro do të posedojë edhe kamerën HD të integruar me FaceTime, 8xsuperdrive si dhe portin për SDXC kartë.

Përveç modelit me 13 inç, Apple do të lansojë edhe versionet tjera të këtij laptopi me 15 dhe 17 inç, ndërsa ende nuk dihet gjë për karakteristikat tjera të këtyre modeleve të këtij laptopi, të cilët do të kenë ekran më të madh. / Telegrafi /