LAJMI I FUNDIT:

Edhe një tablet i ri nga Samsung?

Edhe një tablet i ri nga Samsung?

Ne tashmë e dimë se Samsung së shpejti do ta lëshojë në shitje modelin e tabletit të saj të ri, Galaxy Tab, përkatësisht modelin e njohur me emrin Samsung Galaxy Tab 10.1.

Mirëpo, ajo që është interesante të dihet, është pikërisht fakti se ky prodhues ka planifikuar të lansojë edhe një kompjuter të ri tablet, ndërsa thuhet se këtë do ta bëjë gjatë verës së këtij viti.

Sipas raportimeve të agjencisë koreane të lajmeve, Yohap, thuhet se Samsung do të lansojë modelin e ri të kompjuterit tablet, përkatësisht pasardhësin e Galaxy Tab 10.1, i cili do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 8.9 inç.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me modelin e ri të Galaxy Tab me 8.9 inç, thuhet se i njëjti do të vijë në treg me Android 3.0 Honeycomb, njësoj sikurse modeli paraprak, ekrani i së cilit është 10.1 inç. / Telegrafi /