LAJMI I FUNDIT:

I vjen fundi modelit Envy 13

I vjen fundi modelit Envy 13

HP ndërprenë prodhimin e versionit 13-inçësh të ultralaptopit Envy, të cilin do duhej ta zëvendësonte modeli një inç më i madh, shkruan Cnet.

Pak kohë pas modelit Dell Adamo, nga tregu zhduket edhe një ultralaptop i cili, sipas HP-së, po ashtu do të duhej të ishte konkurrent ndaj Apple MacBook Air.

Ani pse nga pikëpamja harduerike është më i aftë se Air, çmimi i lartë (veçanërisht në kombinim me SSD-në opsional) nuk ka tërhequr numër të madh të blerësve, që pjesërisht ka qenë problem edhe i Dell Adamos.

Megjithatë HP nuk heq dorë nga linja e tërësishme Envy, modelet më të mëdha mbesin në prodhim, e modelin 13-inçësh kompania do ta zëvendësojë me version 14-inçësh të diagonales së ekranit. /Telegrafi/