LAJMI I FUNDIT:

S’ka telefon Nokia me Windows Phone 7?

S’ka telefon Nokia me Windows Phone 7?

Kur Nokia pati paralajmëruar partneritetin e saj me kompaninë Microsoft dhe platformën e saj Windows Phone 7, të gjithë kanë menduar se shumë shpejtë në treg do të paraqitet ndonjë model i ri i telefonit të mençur Nokia Windows Phone 7.

Mirëpo, duket se ne nuk do të shohim së shpejti ndonjë model të ri të telefonit Nokia WP7, të paktën jo para 21 tetorit 2011, pasi që Nokia është duke pritur që Windows Phone 7 të bëjë azhrunimin e saj të softuerit, ndërsa kjo nuk pritet të ndodhë para muajit tetor të këtij viti.

Në anën tjetër, disa media botërore thonë se Microsoft është duke përgatitur një version të ri të sistemit të saj operativ për telefonat e mençur mobil, i cili sipas të gjitha gjasave do të quhet Windows Phone 7.5.

Analistët e teknologjisë konsumuese thonë se Nokia do të gabojë nëse pret deri në muajin tetor, pasi që kjo do të mund të largojë interesimin e konsumatorëve për telefonat e kësaj marke. / Telegrafi /