LAJMI I FUNDIT:

Fujitsu Mouse M440 ECO – miu i parë ‘i gjelbër”

Fujitsu Mouse M440 ECO – miu i parë ‘i gjelbër”

Kompania japoneze Fujitsu ka paraqitur miun e parë kompjuterik bio-shkatërrues në botë i cili nuk përmban aspak plastikë.

Ky mi ekologjik është i përpunuar nga materialet e ripërtërishme dhe mund të riciklohet. Me shfrytëzimin e materialeve bio-shkatërrues Fujitsu promovon prodhimin e qëndrueshëm dhe ndihmon zvogëlimin e emetimit të CO2 gjatë procesit të prodhimit.

Miu M440 ECO është dëshmi e re se produktet “e gjelbra” jo domosdoshmërisht bëjnë kompromis me kualitetin, karakteristikat apo performansat.

Ky mi duket si çdo mi tjetër i përpunuar nga plastika dhe e veçojnë të gjitha funksionet bashkëkohore si rrotëza për scroll apo preciziteti i madh falë sensorit optik prej 1.000 pikash për inç.


M440 ECO madje është më i rehatshëm për përdorim nga modelet me bazë plastike, pasi që “guaska” e tij, e përpunuar nga materialet bio-shkatërruese, është më elastike nga tjerat materiale ripërtëritëse – që mundëson dizajn ergonomik të drejtuar kah komfori, si për personat që përdorin dorën e djathtë apo të majtë. /Telegrafi/